Kushtet e Përgjithshme të Udhëtimit
1. REZERVIMI DHE PAGESA:
Udhëtari për udhëtim mundet të paraqitet në GO Travel (në tekstin e mëposhtëm: organizatori) dhe në të gjitha agjencionet e autorizuara (në tekstin e mëposhtëm: ndërmjetësues). Kur ndërmjetësuesi në vërtetimin për udhëtim nuk i shënon veçoritë e ndërmjetësuesit është përgjegjës për zbatimin e programit të udhëtimit si organizator.
Rezervimi bëhet i plotfuqishëm kur të është pranuar oferta nga klienti dhe eshte kryer pjesa e pare e pageses, deri ne momentin e pranimit te pagesesasnje rezervim nuk eshte i plotefuqishem. Me rastin e rezervimit, udhëtari është i obliguar të bëjë pagesën e paradhënies në vlerë prej 30% të çmimit të aranzhmanit, ndërsa pjesa tjetër e çmimit total paguhet 30 ditë para datës së udhëtimit, përveç nëse në programin e udhëtimit nuk është caktuar në mënyrë tjetër. Nëse udhëtari nuk e bën pagesën në tërësi, në afatin e caktuar, konsiderohet që udhëtimi është anuluar.
2. OBLIGIMET DHE TË DREJTAT E ORGANIZATORIT:
Të drejtat dhe obligimet e organizatorit janë:
Udhëtari të njoftohet per kushtet përgjithshme të udhetimit ,
Udhëtari të ketë në dispozicion programin e udhëtimit ,
Udhëtarit ti ofrohet mundesia per sigurimi shëndetësor i udhëtarit i cili bëhet për periudhën e qëndrimit jashtë vendit, nuk eshte obligativ.
Te përkujdeset mbi të drejtat dhe interesat e udhëtarit në pajtim me vetitë punuese në këtë lami,
Udhëtarit ti bëhet pagesa adekuate e dëmshpërblimit në rast se paraqitet ankesa e shkruar në kohën e duhur për shkak të mospërmbushjes së pjesërishme apo të plotë të shërbimeve të cekura në programin e udhëtimit
3. OBLIGIMET DHE TË DREJTAT E UDHËTARIT:
Është e drejtë dhe obligim i udhëtarit që:
Në tërësi të informohet me programin e udhëtimit, kushtet e përgjithshme të udhëtimit dhe të sigurimit,të cilat me rastin e përmbylljes së kontratës (në emër të vet dhe në emër të shfrytëzuesit për nevojat e të cilit përmbyllë kontratën) vërteton duke pranuar klauzën me deklaratën: “Jam i njoftuar me programin dhe kushtet e përgjithshme të udhëtimit dhe në tërësi i pranoj. Vërtetoj që më është ofruar sigurimi i udhëtimit”,
Të paguhet shuma e caktuar sipas marrëveshjes në kushtet dhe në mënyrën e parashikuar në programin e udhëtimit,
Organizatorit ti dorëzohen me kohë të gjitha informatat si dhe dokumentet e duhura për organizimin e udhëtimit,
Garanton që ai, dokumentet e tij, bagazhet etj i përmbushin kushtet e caktuara sipas ligjeve të vendit tonë, vendit tranzit si dhe vendit të destinuar (ligjet kufitare, doganore, sanitare, monetare dhe ligje të tjera),
të paguaj dëmshpërblimin të cilin ja shkakton organizatorit apo personave te tretë në rast se thyhen ligjet apo rregullat tjera si dhe të këtyre kushteve,
të përcaktoj person tjetër qe të udhëtoj në vend të tij/saj (me kusht që ai person i përmbush kushtet e parapara për udhëtimin e caktuar) si dhe organizatorit ti kompensohen harxhimet e shkaktuara me rastin e ndërrimit.
Udhëtari duhet t’i jap shënimet e sakta personale (adresa, nr.telefonit: fiks dhe mobil). Në rast se nuk mundet të kontaktohet udhëtari për shkak të ndonjë ndërrimi të udhëtimi, atëherë organizatori nuk merë përsipër kompensim adekuat. Të gjitha shpenzimet mbi veti i merë udhëtari.
4. ÇMIMI DHE PËRMBAJTJA E PROGRAMIT TË UDHËTIMIT:
Çmimet janë në valutë të huaj, sipas vendit ku bëhet rezervimi, ndërsa pagesa përfundimtare bëhet në EURO sipas kursit të shitjes në ditën e pagesës, përpos nëse në programin e udhëtimit nuk është parashikuar ndryshe. Çmimet janë formuar në bazë të politikës punuese të organizatorit dhe nuk mund të jenë objekt i ankimit/reklamimit. Organizatori mund të parashikoj që shërbimet të cilat shfrytëzohen kryesisht në vendet e huaja, udhëtari/klienti i paguan direkt ino-partnerit. Udhëtimi turistik përfshin së paku kombinimin e dy shërbimeve vijuese: shërbimin e transportit, udhëheqësin turistik-përcjellësin, vendosjen, ushqimin apo përgatitjen e tij si dhe organizimin e udhëtimit, shërbime këto për të cilat është çmimi i definuar në programin e udhëtimit. Në rast se është cekur në programin e udhëtimit, udhëtimi turistik mund të përmbaj edhe taksat e aeroportit, si dhe harxhimet e udhëheqësit profesionist si dhe lokal etj.
Çmimi i aranzhmanit (përveç nëse nuk ka marrëveshje tjetër) nuk përfshin:
Shëtit fakultative,
Harxhimet për marrjen dhe dhënien e vizës,
Biletat për objektet të cilat vizitohen,
Sigurimi shendetesor ne udhetim, i cili bëhet veçmas,
Shërbime shtesë: shërbimi në dhomë, shfrytëzimi i barit të dhomës, mjetet klimatizuese, sportive, mjekësore, shërbimet telefonike etj). Të gjitha llojet e shërbimeve të veçanta (dhomë një shtretëshe, shujtat shtesë etj) udhëtari i paguan veçmas dhe është i obliguar ti porosit me rastin e lajmërimit të udhëtimit. Nëse udhëtari kërkon shërbim të veçantë në kohën e udhëtimit, të njëjtën e paguan përfaqësuesit e ino partnerit në valutën e vendit në të cilin gjendet, gjegjësisht personit i cili i jep shërbimet. Organizatori nuk mund të jetë përgjegjës për shërbimet fakultative si dhe shërbimet tjera të bëra me kërkesë të udhëtarit e të cilat i bën dhe paguan ino-partneri, gjegjësisht personi i cili i jep këto shërbime të cilat nuk janë të përfshira në programin e udhëtimit.
5. RRITJA E ÇMIMIT DHE E DREJTA PËR ANULIMIN PËR SHKAK TË RRITJES SË ÇMIMIT:
Organizatori i udhëtimit mund të kërkoj rritje të çmimit të akorduar nëse pas përmbylljes së kontratës ka pas ndryshime në kursin e këmbimit: valutat vendase në krahasim me valutën e paraqitur në çmimore si dhe në të gjitha rastet tjera të ndryshimit të kursit të këmbimit në krahasim me valutën e publikuar në programin e udhëtimit, në ndryshimet e tarifave të transportuesit. Për rritjen e çmimit te publikuar deri në 10% nuk nevojitet pajtimi i udhëtarit, ndërsa rritja e çmimit mund të vlejë vetëm për shërbimet të cilat nuk janë të paguara nga ana e udhëtarit. Nëse rritja e çmimit total është më shumë se 10%, udhëtari mundet që përmes dorëheqjes së shkruar të anuloj kontratën pa obligim të dëmshpërblimit, mirëpo më së largu në afat të 48 orëve pas dorëzimit të lajmërimit me shkrim ku bëhet informimi se rritja e çmimit është shkaku, në këtë rast ka të drejtën e kthimit të mjeteve të cilat i ka paguar te organizatori. Nëse në afatin e lartpërmendur udhëtari nuk e bën lajmërimin me shkrim te organizatori për tërheqjen e tij nga kontrata, konsiderohet që ai është në pajtim me çmimin e ri.
6. KATEGORIZIMI DHE PËRSHKRIMI I SHËRBIMEVE:
Objektet e vendosjes të ofruar dhe mjetet e udhëtimit etj në programet e organizatorit janë të përshkruar sipas kategorizimit zyrtar të vendit në kohën e publikimit të programit të udhëtimit. Ushqimi, komfori dhe shërbimet tjera janë të kategorizuara sipas ligjeve lokale-nacionale nga ana e drejtorive turistike, ndërsa standardet e vendosjes dhe shërbimeve janë të ndryshme dhe nuk krahasohen sipas destinimeve. Eshte pergjegjesi e Hoteleve ofrimi i sherbimeve dhe koncepteve,
7. VENDOSJA, TRANSFERI DHE TRANSPORTI:
Përpos nëse udhëtari nuk ka marrëveshje për vendosje me kërkesa të veçanta, do të pranojë çfarëdo vendosje të regjistruar zyrtarisht në objektin e vendosjes të përshkruar në programin e udhëtimit (voucherin e hotelit). Udhëtari do të ketë përsipër përgjegjësin për informimin dhe rregullat e sjelljes në pjesë të caktuara objektin e vendosjes të cilat mund të vlejnë për deponimin e të hollave apo gjërave të tjera me vlerë, sjellja e ushqimeve apo pijeve në dhomë, respektimi i rendit, mos mundësia e vendosjes në dhomë para kohës së caktuar, obligimin për ta liruar dhomën në kohë të caktuar etj. Organizatori nuk mund të jetë përgjegjës për dëmet të cilat janë shkaktuar për mosrespektim të rregullave dhe rendit. Nëse nuk është arritur marrëveshje tjetër, vendosja e udhëtarit në objekt në kohën më të hershme mund të bëhet pas orës 16:00 në ditën e fillimit të shfrytëzimit të shërbimeve ndërsa braktisja e objektit bëhet më së voni deri në 09:00 në ditën e përfundimit të shfrytëzimit të shërbimeve. Principet dhe rregullat e duhura do të aplikohen për transport dhe transfer të udhëtarëve.
8. DOKUMENTET E UDHËTIMIT:
Të gjitha kushtet e publikuara në programin e udhëtimit vlejnë për shtetasit e Kosovës. Organizatori nuk është i obliguar ti njoftoj udhëtarët/shtetasit e shteteve tjera me kushtet të cilat vlejnë për shtetin e caktuar apo transit, mirëpo është obligim i vet personit ti siguroj dokumentet dhe kushtet në kohë të caktuar dhe në rregull. Udhëtari për udhëtim në shtetet e huaja duhet të ketë dokumentet e udhëtimit valide dhe në kohë ti dorëzojë të gjitha informatat dhe dokumentet e duhura për marrjen e vizës, në rast se sigurohen nga ana e organizatorit. Në të kundërtën, do të konsiderohet që udhëtari është tërhequr nga udhëtimi. Organizatori i udhëtimit nuk garanton për marrjen e vizës dhe nuk merr asnjë përgjegjësi për jo-rregullsi të dokumenteve të udhëtimit apo në rast se pushteti kufitarë – shërbimet e imigrimit nuk e miratojnë transitin, hyrjen apo qëndrimin e mëtutjeshëm të udhëtarit.
Në rast se udhëtimi nuk mund të realizohet për shkak të arsyeve të dhëna, atëherë aplikohen urdhëresat e pikës 10-të këtyre kushteve.
Per udhetim jashte Kosoves udhetari eshte i obliguar qe te kete se paku 6 muaj validitet ne pasaporte nga data e perfundimit te udhetimit, Organizatori nuk merr asnje pergjegjesi ne rast te problemve eventuale per shkak te afatit ne pasaporte duke perfshire mos lejimin e udhetimit nga autoritet ne pike kufitare apo aeroport, denimet eventuale ne shtetin perkates. Zyrtari i agjensisë organizatore ose ndërmjetësuesi nuk janë të autorizuar për të vërtetuar validitetin e dokumenteve të udhëtimit dhe dokumenteve tjera.
9. ANULIMI APO NDRYSHIMI I PROGRAMIT TË UDHËTIMIT NGA ANA E ORGANIZATORIT:
Organizatori, mund të anulojë udhëtimin pjesërisht apo plotësisht, në rast të rrethanave të jashtëzakonshme të cilat po të ekzistonin në kohën e publikimit të programit të udhëtimit do të ishin arsyetim i drejt për të mos publikuar programin dhe të mos nënshkruante kontratat. Nëse në programin e udhëtimit nuk është e cekur veçmas, për t’u realizuar udhëtimi, numri më i vogël i udhëtarëve të lajmëruar në mjetin e udhëtimit të caktuar duhet të jetë:
për udhëtimin me autobus, 30 udhëtarë
për udhëtim me avion linjat e rregullta në Evropë, 20 udhëtarë
për udhëtim në linjën interkontinentale – 15 udhëtarë,
për udhëtim të kontraktuar të veçantë, avion-charter linijen, trenat apo hidrogliser së paku 80% të kapacitetit të plotësuar.
Organizatori mban të drejtën për ndryshimin e ditës apo orës së udhëtimit, si dhe të drejtën për ndryshimin e drejtimit të udhëtimit, në rast të ndryshimit të kushteve të udhëtimit (ndryshimi i orarit të fluturimeve, gjendja e sigurisë në shtet të caktuar, apo rrethana tjera të jashtëzakonshme), pa obligim të pagesës së dëmit, gjegjësisht pagesën e çfarëdo kompensimi të udhëtarit.
Vendosja e akorduar mund të ndryshohet vetëm me vendosje në objekt tjetër të kategorisë së njëjtë apo më të lartë, që shkon në llogari të organizatorit.
Udhëtari është i obliguar të pranojë ndërrimin e vendosjes në objekt tjetër të kategorisë së njëjtë apo më të lartë në të njëjtin vend. Vendosja në objekte të kategorisë më të ulët mund të bëhet vetëm me pajtimin e udhëtarit si dhe bëhet pagesa e dëmshpërblimit në përputhshmëri me uljen e kategorisë së objektit të vendosur.
Organizatori nuk e merr përgjegjësinë për ndryshimin e programit të udhëtimit me rastin e rrethanave të paparashikueshme dhe të mbi fuqive gjatë udhëtimit. Në qoftë se udhëtimi për shkaqe të arsyeshme ndërpritet, organizatori ka të drejtë për pagesë për shërbime të cilat janë dhënë në të vërtetë.
Organizatori është i autorizuar të anulojë udhëtimet në rast të mos lajmërimit të mjaftueshëm të udhëtareve, ku është i obliguar që të lajmëroj udhëtarët më së largu 5 ditë para datës së udhëtimit të parashikuar, në mënyrë që ti kthehen mjetet e paguara në tërësi më së largu 15 ditë nga dita e anulimit.
Organizatori nuk është përgjegjëse në rast të
anulimit të udhëtimit – fluturimit
ndryshimit te orarit – fluturimit
për shkak të forcës madhore, shkaqeve natyrore (perfshi mjegullen), protestave popullore , greva ose shpalljeve të gjendjes së luftës në destinacionin e përzgjedhur nga klienti si dhe për çdo incident që ndodh për shkak të këtyre arsyeve.
10. TËRHEQJA E UDHËTARIT NGA UDHËTIMI:
Udhëtari ka të drejtë të tërhiqet nga udhëtimi, me këtë rast është i obliguar të njoftoj me shkresë organizatorin e udhëtimit. Data e pranimit të shkresës me njoftim të anulimit paraqet bazën për llogaritje të kompensimit të organizatorit, të shfaqur në përqindje në krahasim me çmimin total të udhëtimit, dhe atë:
– 15 € nëse udhëtimi anulohet më shumë se 30 ditë para nisjes së udhëtimit
– 10% nëse udhëtimi anulohet 30 ditë para nisjes së udhëtimit,
– 20 % nëse udhëtimi anulohet 29 deri 15 ditë,
– 50 % nëse udhëtimi anulohet 14 deri 8 ditë,
– 100 % nëse udhëtimi anulohet 7 deri 1 ditë dhe
– 100 % nëse udhëtimi anulohet në ditën e udhëtimit apo pas fillimit të udhëtimit.
Udhëtari nuk ka të drejtë të kërkoj zbritje çmimi të aranzhmanit nëse çmimi për ndonjë arësye pëson ulje. Kjo ështe e rëndësishme meqenëse konfirmimi i çmimit me organizatorin bëhet në momentin e rezervimit, gjegjsisht pagesës së parë.
Ndryshimi i datës së vendosur të udhëtimit, gjegjësisht objektit të vendosjes, dhomës apo apartamentit konsiderohet si tërheqje e udhëtarit nga udhëtimi. Udhëtari është i obliguar që të ia kompensoj organizatorit vetëm harxhimet e vërteta, gjegjësisht harxhimet e bëra përderisa te anulimi ka ardhur për shkaqe të cilat nuk ka mund t’i parasheh, t’i mënjanoj apo t’ju ik, dhe atë :sëmundjet apo vdekja: e udhëtarit, bashkëshortit-es, motrës/vëllait, kushëririt të parë, apo thirrja për obligim ushtarak të udhëtarit apo si dhe fatkeqësi të shpallura zyrtarisht. Për rastet e lartpërmendura udhëtari është i obliguar të jap dëshmi të dokumentuara organizatorit.
Organizatori i udhëtimit, në rast se udhëtari nuk është tërhequr, siguron zëvendësim adekuat apo nëse zëvendësimin e bën vet organizatori, është i obliguar që udhëtarit të ja kthej mjetet e paguara në shumë totale, me ndalimin e vetëm harxhimeve të bëra (harxhimet për vizë, për policën e sigurimit, etj.).
11. REKLAMIMI:
Nëse shërbimet nga programi i udhëtimit nuk janë bërë në tërësi, udhëtari mund të kërkoj kompensim në ndryshim, përderisa organizatorit i dorëzon ankesën e shkruar dhe të arsyetuar. Secili udhëtar – bartës i kontratës ankesën e bën veçmas, pasi që organizatori nuk do të pranoj në shqyrtim ankesat grupore-reklamimin.
Procedurat me rastin e ankesës:
– udhëtari është i obliguar që në vendin e vendosjes të cekë ankesën për shërbimin joadekuat, përfaqësuesit të organizatorit apo personit të autorizuar të ofrimit të shërbimeve. Udhëtari është i obliguar të bashkëpunoj me përfaqësuesin e organizatorit si dhe me ndërmjetësuesin e shërbimeve të ofruara me qëllim të mirë në mënyrë që të mënjanohen arsyet e ankesës. Nëse udhëtari në vendqëndrim nuk pranon zgjidhjen e ofruar e cila i përshtatet shërbimit të paguar, organizatori nuk do të bëj kompensimin në reklamimin e udhëtarit, – në rast se shkaku i ankesës nuk është eliminuar aty për aty, udhëtari me përfaqësuesin e organizatorit apo ndërmjetësuesin e shërbimeve do të shkruajnë vërtetimin në dy kopje të cilën e nënshkruajnë të dy palët. Udhëtari mban një kopje të këtij vërtetimi.
Në rast se shkaku i ankesës është mënjanuar në vendin e ngjarjes udhëtari është i obliguar të nënshkruaj vërtetimin për të njëjtin, e në të kundërtën fakti që ka vazhdua shfrytëzimin e zgjedhjes së ofruar, konsiderohet që programi i udhëtimit është realizuar në tërësi.
– më së vonit 8 ditë prej kthimit nga udhëtimi, nëse arsyeja e ankesës nuk është mënjanuar në vendin e ngjarjes, udhëtari ka të drejtë të bëjë ankesën e shkruar organizatorit me bashkëngjitjen e vërtetimit si dhe llogarive eventuale për pagesën e harxhimeve shtesë. Organizatori është i obliguar që të merr në shqyrtim vetëm ankesat e arsyetuara të dokumentuara dhe në afat.
– organizatori është i obliguar që të ia dorëzoj udhëtarit përgjigjen e shkruar në afat prej 15 ditëve që nga data kur është pranuar ankesa. Organizatori do të zgjedh vetëm ato ankesa, arsyen e të cilave nuk ka qenë e mundur ta mënjanoj me rastin e udhëtimit. Nëse udhëtari pranon propozimin e organizatorit, është i obliguar që të nënshkruaj vërtetimin mbi pagesën e kompensimit me klauzën që udhëtari nuk ka kurrfarë kërkesa tjera në çfarëdo baze nga organizatori.
– derisa organizatori në afatin e lartpërmendur nuk e sjell përgjigjen e shkruar, udhëtari nuk ka të drejt të ketë ndërmjetësimin e çfarëdo personi tjetër, instituteve gjygjësore apo dhënia e informatave në mjete publike. Kompensimi në ankes mund të arrij vetëm shumën për pjesën e reklamuar të shërbimit, nuk do të përfshijë shërbimet e shfrytëzuara, si dhe të arrij vlerën e plotë të programit të udhëtimit.
12. VALIXHET:
Bartja e valixheve ka një rëndësi të caktuar të cilën përcakton avion-kompania, pesha e lejuar është pa pagesë. Mbipesha e valixheve paguhet nga udhëtari sipas çmimeve të caktuara nga aviokompania. Kur është fjala për transport me autobus udhëtari ka të drejtë të ketë 2 valixhe. Fëmijët deri në moshën 2 vjeçare nuk kanë të drejtë për bagazh pa pagesë.
Organizatori i udhëtimit nuk merr përsipër përgjegjësin për bagazhin e humbur, të dëmtuar apo të vjedhur. Udhëtari është i obliguar të përkujdeset për gjërat e veta të cilat i ka në mjetin transportues, për dhënien, gjegjësisht marrjen e bagazhit të cilin e ka dorëzuar te transportuesi gjegjësisht në vendin e vendosjes. Të gjitha të drejtat e tij të përmendura udhëtari i realizon direkt nga transportuesi, ofruesi i shërbimeve për vendosje etj., si dhe sipas ligjeve internacionale dhe ligjeve vendore.
13. LIGJET DOGANORE DHE VALUTORE:
Udhëtari është i obliguar që rreptësisht t’i respektoj ligjet doganore dhe valutore vendore, si në Kosovë, vendeve transite si dhe të vendeve ku do të qëndroj, kështu që në rast të mos mundësisë për vazhdimin e udhëtimit të gjitha pasojat dhe harxhimet i merr vet udhëtari.
14. LIGJET E SHËNDETËSISË:
Udhëtimet nëpër shtete ku në të cilat vlejnë rregulla të veçanta ku përfshihet vakcionimi i obliguar apo pajisjen me dokumente të caktuara, nënkupton obligimin e udhëtarit për të bërë vakcionimin e duhur apo vërtetimin adekuat mbi të. Gjithashtu edhe gratë shtatzënë nuk munden të udhëtojnë pa vërtetimin e dhënë nga mjeku adekuat.
15. HUMBJA E DOKUMENTEVE:
Në rast se gjatë udhëtimit vije deri te humbja apo vjedhja e dokumenteve të udhëtimit, harxhimet për nxjerrjen e dokumenteve të reja, si edhe të gjitha harxhimet tjera i ka përsipër vetë udhëtari.
16. SIGURIMI:
Organizatori i udhëtimit është i obliguar që t’i ofroj udhëtarit mundësin për sigurimin e policës së sigurimit shëndetësor gjatë qëndrimit jashtë vendit. Nëse refuzohen nga udhëtari, atëherë organizatori nuk merë përsipër pagesat e bëra nga ana udhëtarit. Eshte në përgjegjësi të udhëtarit blerja e policës së sigurimit. Blerja e policës së sigurimit shëndetësor gjatë qëndrimit jashtë vendit është e preferuar por nuk është obligative.
17. INFORMATAT:
Informatat gojore, të cilat ndryshojnë nga programi i udhëtimit nuk e obligojnë për pagesë organizatorin e udhëtimit.
18. LIRIMET:
Kushtet të cilat vlejnë për lirime te fëmijët, si dhe benificionet tjera të cilat janë te cekura veçmas në programin e udhëtimit janë të determinuar nga ana e hotelerisë si dhe ofruesve të tjerë të shërbimeve si dhe të njëjtat duhet të interpretohen në mënyrë restriktive (p.sh për fëmijët në moshë deri 2 vjeçare, është relevante data kalendarike kur fëmija i mbush 2 vjet dhe asnjë ditë më tej dhe kjo vlen edhe për periudhën e kohëzgjatjes së udhëtimit, gjithashtu mirren parasysh mosha prej datës së datëlindjes).
19. UDHËTIMET INDIVIDUALE ’’SIPAS KËRKESËS”:
Te ”rezervimet sipas kërkesës” individuale organizatorit i paguhen harxhimet për kohën e angazhuar dhe harxhime të tjera (telefoni, faksi, e-mail etj). Për udhëtimin „sipas kërkesës” bëhet pagesa e depozitimit prej 15 €. Nëse rezervimi „sipas kërkesës” pranohet nga ana e udhëtarit atëherë depozita zbatohet në aranzhman. Nëse rezervimi nuk pranohet nga ana e udhëtarit, atëherë depozita nuk kthehet.
20. VËREJTJE:
Kontestet eventuale në mes të palëve do t’i zgjedh Gjykata Themelore në Prishtinë.
21. KOHËZGJATJA:
Këto kushte të përgjithshme të udhëtimit vlejnë gjersa organizatori nuk bën ndonjë ndërrim.
22. KUJDES:
Udhëtari një ditë para udhëtimit duhet të thërras me telefon GO Travel +38349725726 ose agjentët e autorizuar për të pyetur, për kohën e nisjes (për shkak se mund të bëhet ndryshimi në kohën e fluturimit).