fbpx

169€ – 3 Ditë Të Pa Harruara Në Stamboll

🛫 GO to İstanbul / Stamboll

🔸 3 ditë në Stamboll prej 169€


👉🏼 “ Stambolli thërret… Këtë vit bukuria e Stambollit shijohet më së miri 😍 Shumë vende për tu vizituar sikur: xhamiat, Gallata Tower, sheshi i mirënjohur Taksim, ura e Bosforit ku lidhet Europa me Azinë, monumente të ndryshme nga Perandoria Osmane e shumë e shumë të tjerë. Rezervoje ulësen tënde më heret dhe përfito nga zbritjet. “

Stambolli për një kohë të gjatë ka qenë zemra dhe shpirti i Turqisë. Me më shumë se 15 milionë banorë, qyteti është i vetmi në botë i cili i lidhë dy kontinente; Evropën dhe Azinë.
Nëse veç keni planifikuar që ta vizitoni këtë qytet magjepsës, atëherë tani është koha më e mirë për ta bërë këtë, pasi që periudha e vjeshtës (shtator deri në nëntor) konsiderohet si idealja për ta eksploruar Stambollin. Në periudhën shtator-nëntor, turmat e njerëzve në atraksionet e qytetit janë shumë lehtë të menaxhueshme, çmimet janë më të volitshme, ndërkaq moti është ideal për ta shijuar në maksimum qëndrimin.

Eksplorimi i Stambollit është një mision mjaft i vështirë duke marrë parasysh atraksionet e shumta që jua ofron ky vend. Nëse e vizitoni Stambollin në vjeshtë, patjetër se do të mahniten me pjesën e Bosforit e cila është ndër pjesët më me sharm të qytetit dhe që nuk frekuentohet shumë nga turistët. Veç kësaj, edhe distriktet si Bebek, Arnavutkoy, Yenikoy apo Emirgan ia vlen të vizitohen. Megjithatë, ai/ajo që e viziton Stambollin, padyshim se duhet të eksperimentojë edhe me gastronominë duke provuar kuzhinën turke. Ndryshe nga periudha e verës, gjatë periudhës së vjeshtës ju do të keni më shumë apetit për t’i provuar disa ushqime tradicionale turke – siç janë qebapat apo dynerët.

Shëtitja me anije në Bosfor – shëtitje dhe darkë mes dy kontinenteve që do ta mbani mend tërë jetën
Shëtitja në Bosfor është mënyra më interesante dhe më e paharrueshme për të mësuar më shumë për këtë zonë të Turqisë, ndërkohë që shihni gjëra të ndryshme të cilat nuk do të kishit pasur mundësi t’i shihni nga toka.

Propozim: Turna Tour 
Po ashtu ju rekomandojmë një ofertë për shëtitje solemne dhe darkë në anije 
e cila quhet Turna Tour, ky tour është me ekstra pagesë që kushton 40 euro për person.
Në çmim përfshihet: Transporti Hotel Port i anijës Hotel, pijet alkoholike vendore dhe jo alkoholike, paragjella, sallata dhe darka ku mund të zgjedhni një pjatë midis: mishit të pulës peshkut dhe qyfteve.

Shëtitja në këtë kanal e lidhë Detin e Zi me Marmaran dhe e ndanë Stambollin në dy kontinente. Prandaj, padyshim se do të jetë një natë e paharrueshme për tërë jetën tuaj. Përveç shëtitjes mes dy kontinenteve, ju do ta shijoni një darkë të jashtëzakonshme ndërkohë që argëtoheni me vallëzimet dhe argëtimet tjera tradicionale turke. Shëtituni mes dy kontinenteve gjatë një darke të paharrueshme duke u argëtuar me show-e tradicionale turke

Vizitojeni Xhaminë e Kaltër (Xhaminë e Sultanahmetit)
Sultan Ahmeti I kishte qenë i vendosur ta ndërtonte një xhami e cila do të ishte ‘rival’ i xhamisë ‘Ayasofya’, dhe shumica mendojnë se ia ka arritur qëllimit – ose të paktën është afruar shumë! Qysh prej viteve të hershme të 1600’ta, Xhamia e Kaltër ka ofruar një pamje të jashtëzakonshme dhe mbetet një prej atraksioneve më të mëdha turistike. Vizitorët tregojnë se kjo xhami ofron arkitekturë mahnitëse brenda e jashtë dhe, pasi që është objekt aktiv religjioz, duhet ta përshtatni veshjen kur shkoni aty.

Muzeu Ayasofya
Turistët shkojnë në numër të madh në muzeun Ayasofya për ta parë arkitekturën mbresëlënëse, enterierin glamoroz dhe për ta analizuar rëndësinë historike. E ndërtuar mes viteve 532 dhe 537, ndërtesa ka shërbyer si kishë për rreth 1,000 vjet. Pas kësaj periudhe ka shërbyer si xhami nga 1453 deri në vitin 1935, ndërkaq tani është muze sekular.Dikur katedralja më e madhe në botë, tani Ayasofya konsiderohet si një prej veprave më artistike të arkitekturës bizantine.

Pallati Topkapi
Pallati Topkapi ka shërbyer si shtëpi e sulltanëve otoman nga viti 1478 e deri në vitin 1856, ndërkaq tani është një prej atraksioneve kryesore turistike të Stambollit. Zyrtarisht është shndërruar në muze në vitin 1924, menjëherë pas përfundimit të epokës otomane dhe karakterizohet me arkitekturë brilante, armë të shumta, koleksione të rrobave e artit, etj.

Grand Bazaari
Në një distancë të afërt prej Xhamisë së Kaltër, Grand Bazaari është një prej tregjeve të mbyllura më të mëdha dhe më të vjetra në botë. Tregu tërë kohën është i mbushur me vizitorë në 60 rrugët
dhe 5,000 dyqanet që i ka.

Sheshi i Taksimit\
Sheshi i Taksimit është vibrant dhe zonë moderne që gjendet në distriktin Beyoglu. Përveç restoranteve, kafeneve e dyqaneve, në këtë shesh e gjeni edhe Monumentin e Republikës së Taksimit, i cili e përkujton krijimin e Republikës Turke në vitin 1923.

Ortakoy
Gjatë ditës, ju mund t’i eksploroni rrugët e ngushta, por, kur të perëndon dielli, dalin në pah restorantet dhe kafenetë e mbushura me njerëz. Ortakoy ju ofron një pamje të paharrueshme të Bosforit.

Kulla Galata
Nëse dëshironi ta keni pamjen më të mirë të Stambollit nga zona Beyoglu, atëherë ngjituni në kullën Galata! Megjithëse dikur kishte qenë edhe burg, tani është hapësirë e dedikuar për vizitorët

dhe lart ka një diskotekë dhe restorant. Vlen të ceket se për t’u futur këtu duhet të paguani rreth 25 lira turke (4-5 euro).

Pallati Dolmanbahçe
Bukuria dhe rëndësia historike i impresionon të gjithë vizitorët e Dolmanbahçes. I ndërtuar në shekullin e 19-të, pallati është shfrytëzuar nga sulltanët otomanë si vendbanim primar. Arkitektura e enterierit dhe eksterierit janë një përzierje e dizajneve evropiane dhe arabike.

Qendra Tregatre : Istinye park, Cevahir Mall, Forum Istanbul, Zorlu Center, Mall of Istanbul, Venezia Mega Outlet.

➡ Oferta përfshinë:

🔹
Bileta e Aeroplanit Prishtinë-Stamboll-Prishtinë
🔹 Akomodimi 2 netë – Qëndrim 3 ditë të plota
🔹 Koncepti fjetje me mëngjes
🔹 Të gjitha taksat e Aeroportit
🔹 Asistencë 24/7 nga stafi ynë.

ℹ
Për më shumë info dhe rezervime kontakto:

📱
049 725 726
📱 045 725 726
📱 +383 49 725 726 (Viber dhe WhatsApp)
☎️ 038 725 726
📧 info@gotravel-ks.com

📍
Rruga Hajdar Dushi nr. 32, PRISHTINË (Te shtëpia e shëndetit që ndodhet te Qafa)