Halkidiki, me formën e saj unike si tre gishta që zgjaten në detin Egje, është një nga destinacionet më të preferuara verore në Greqi, e sidomos për pushues nga Kosova. Me plazhe të pastra, det kristal dhe fshatra bregdetarë piktoresk, kjo zonë ofron gjithçka prej relaksit familjar deri te aventura në natyrë.
Rruga prej Kosovës në Halkidiki
Prej Prishtinës deri në Halkidiki kalohet nëpër Maqedoni dhe pastaj kufirin e Greqisë. Udhëtimi me veturë zgjat rreth 5-7 orë, varësisht nga pika e saktë e destinacionit në Halkidiki (Kassandra, Sithonia apo Athos). Rruga është shumë e rregullt, me ndalesa të mjaftueshme dhe vende për të pushuar.
Dallimi mes Halkidikit dhe Antalyas
Antalya çmohet për resortet luksoze dhe shërbimin “all inclusive” që të siguron gjithçka në një vend të vetëm. Çmimet zakonisht janë të fiksuara dhe gjithçka organizohet nga agjensia.
Halkidiki ofron më shumë fleksibilitet. Mund të zgjedhësh hotele të vogla apo resorte familjare. Shumë pushues preferojnë Halkidikin për mundësinë me eksploru me veturë, mu ndal në plazhe të ndryshme çdo ditë dhe me provu kuzhinë të freskë greke në taverna lokale.
Pra, Antalya të ofron qetësi e luks pa pas nevojë me lëviz, ndërsa Halkidiki është më aventureske dhe spontane.
Çka duhet me ditë para se me shku në Halkidiki?
– Në sezon, rezervimi duhet me u bë herët sepse vendet mbushen shpejt.
– Shumica e plazheve janë të rregulluara, por ka edhe plazhe të egra dhe të qeta që i zbulon vet.
– Mos harro dokumentet personale dhe sigurimin shëndetësor.
– Rekomandohet ndalesë në Selanik, një qytet modern me histori të pasur dhe shopping të lirë!
Hotele të rekomanduara në Halkidiki:
1. Blue Lagoon Princess (Kalives)
Hotel luksoz me plazh privat, pishina të ndryshme dhe ushqim të shkëlqyeshëm.
2. Porto Carras Grand Resort (Sithonia)
Një nga resortet më të njohura me gjithçka brenda: golf, marina, kazino dhe vreshta.
3. Lagomandra Beach Hotel & Suites
I preferuar për familje, ndodhet afër plazhit dhe ka ambiente moderne dhe të qeta.
4. Pomegranate Wellness Spa Hotel
Ideal për pushime relaksuese me spa dhe shërbime të nivelit të lartë.
A ia vlen Halkidiki?
Për ata që dëshirojnë pushime të qeta, me natyrë të bukur dhe fleksibilitet në lëvizje, Halkidiki është zgjedhje ideale. Mundesh me shiju detin, ushqimin e shkëlqyeshëm, dhe të kalosh pushime me ritmin tënd.