GO to İstanbul / Stamboll
REZERVO TANI : 049 725 726
Orari i flutirimit: (konsultohuni duke na kontaktuar me telefon apo nëpermjet rrjeteve sociale për orarin definitiv të fluturimeve)
Bileta e Aeroplanit Prishtinë-Stamboll-Prishtinë
Stambolli për një kohë të gjatë ka qenë zemra dhe shpirti i Turqisë. Me më shumë se 15 milionë banorë, qyteti është i vetmi në botë i cili i lidhë dy kontinente; Evropën dhe Azinë.
Eksplorimi i Stambollit është një mision mjaft i vështirë duke marrë parasysh atraksionet e shumta që jua ofron ky vend. Nëse e vizitoni Stambollin në vjeshtë, patjetër se do të mahniten me pjesën e Bosforit e cila është ndër pjesët më me sharm të qytetit dhe që nuk frekuentohet shumë nga turistët. Veç kësaj, edhe distriktet si Bebek, Arnavutkoy, Yenikoy apo Emirgan ia vlen të vizitohen. Megjithatë, ai/ajo që e viziton Stambollin, padyshim se duhet të eksperimentojë edhe me gastronominë duke provuar kuzhinën turke. Ndryshe nga periudha e verës, gjatë periudhës së vjeshtës ju do të keni më shumë apetit për t’i provuar disa ushqime tradicionale turke – siç janë qebapat apo dynerët.
Shëtitja me anije në Bosfor – shëtitje dhe darkë mes dy kontinenteve që do ta mbani mend tërë jetën
Shëtitja në Bosfor është mënyra më interesante dhe më e paharrueshme për të mësuar më shumë për këtë zonë të Turqisë, ndërkohë që shihni gjëra të ndryshme të cilat nuk do të kishit pasur mundësi t’i shihni nga toka.
Propozim: Turna Tour
Po ashtu ju rekomandojmë një ofertë për shëtitje solemne dhe darkë në anije e cila quhet Turna Tour, ky tour është me ekstra pagesë që kushton 40 euro për person.Në çmim përfshihet: Transporti Hotel Port i anijës Hotel, pijet alkoholike vendore dhe jo alkoholike, paragjella, sallata dhe darka ku mund të zgjedhni një pjatë midis: mishit të pulës peshkut dhe qyfteve.
Shëtitja në këtë kanal e lidhë Detin e Zi me Marmaran dhe e ndanë Stambollin në dy kontinente. Prandaj, padyshim se do të jetë një natë e paharrueshme për tërë jetën tuaj. Përveç shëtitjes mes dy kontinenteve, ju do ta shijoni një darkë të jashtëzakonshme ndërkohë që argëtoheni me vallëzimet dhe argëtimet tjera tradicionale turke. Shëtituni mes dy kontinenteve gjatë një darke të paharrueshme duke u argëtuar me show-e tradicionale turke.
Vizitojeni Xhaminë e Kaltër (Xhaminë e Sultanahmetit)
Sultan Ahmeti I kishte qenë i vendosur ta ndërtonte një xhami e cila do të ishte ‘rival’ i xhamisë ‘Ayasofya’, dhe shumica mendojnë se ia ka arritur qëllimit – ose të paktën është afruar shumë! Qysh prej viteve të hershme të 1600’ta, Xhamia e Kaltër ka ofruar një pamje të jashtëzakonshme dhe mbetet një prej atraksioneve më të mëdha turistike. Vizitorët tregojnë se kjo xhami ofron arkitekturë mahnitëse brenda e jashtë dhe, pasi që është objekt aktiv religjioz, duhet ta përshtatni veshjen kur shkoni aty.
Xhamija Ayasofya
Turistët shkojnë në numër të madh në muzeun Ayasofya për ta parë arkitekturën mbresëlënëse, enterierin glamoroz dhe për ta analizuar rëndësinë historike. E ndërtuar mes viteve 532 dhe 537, ndërtesa ka shërbyer si kishë për rreth 1,000 vjet. Pas kësaj periudhe ka shërbyer si xhami nga 1453 deri në vitin 1935, pastaj u bë muze sekular dhe tani përseri është bërë Xhami. Dikur katedralja më e madhe në botë, tani Ayasofya konsiderohet si një prej veprave më artistike të arkitekturës bizantine.
Pallati Topkapi
Pallati Topkapi ka shërbyer si shtëpi e sulltanëve otoman nga viti 1478 e deri në vitin 1856, ndërkaq tani është një prej atraksioneve kryesore turistike të Stambollit. Zyrtarisht është shndërruar në muze në vitin 1924, menjëherë pas përfundimit të epokës otomane dhe karakterizohet me arkitekturë brilante, armë të shumta, koleksione të rrobave e artit, etj.
Grand Bazaari
Në një distancë të afërt prej Xhamisë së Kaltër, Grand Bazaari është një prej tregjeve të mbyllura më të mëdha dhe më të vjetra në botë. Tregu tërë kohën është i mbushur me vizitorë në 60 rrugët
dhe 5,000 dyqanet që i ka.
Sheshi i Taksimit
Sheshi i Taksimit është vibrant dhe zonë moderne që gjendet në distriktin Beyoglu. Përveç restoranteve, kafeneve e dyqaneve, në këtë shesh e gjeni edhe Monumentin e Republikës së Taksimit, i cili e përkujton krijimin e Republikës Turke në vitin 1923.
Ortakoy
Gjatë ditës, ju mund t’i eksploroni rrugët e ngushta, por, kur të perëndon dielli, dalin në pah restorantet dhe kafenetë e mbushura me njerëz. Ortakoy ju ofron një pamje të paharrueshme të Bosforit.
Kulla Galata
Nëse dëshironi ta keni pamjen më të mirë të Stambollit nga zona Beyoglu, atëherë ngjituni në kullën Galata! Megjithëse dikur kishte qenë edhe burg, tani është hapësirë e dedikuar për vizitorët
dhe lart ka një diskotekë dhe restorant. Vlen të ceket se për t’u futur këtu duhet të paguani rreth 25 lira turke (4-5 euro).
Pallati Dolmanbahçe
Bukuria dhe rëndësia historike i impresionon të gjithë vizitorët e Dolmanbahçes. I ndërtuar në shekullin e 19-të, pallati është shfrytëzuar nga sulltanët otomanë si vendbanim primar. Arkitektura e enterierit dhe eksterierit janë një përzierje e dizajneve evropiane dhe arabike.
Qendra Tregatre : Istinye park, Cevahir Mall, Forum Istanbul, Zorlu Center, Mall of Istanbul, Venezia Mega Outlet.
ℹ Për më shumë info dhe rezervime kontakto:
📱 049 725 726
📱 045 725 726
📱 +383 49 725 726 (Viber dhe WhatsApp)
☎️ 038 725 726
📧 info@gotravel-ks.com
📍 Rruga Hajdar Dushi nr. 32, Prishtinë (Afër shtëpisë të shëndetit, te Qafa)
#justgoandtravel #gotravel #gomoments #goISTANBUL